Këngë e përshpirtshme
Gjithëve u thëres, kush do ndëliesë,
Të mirë të krështe, bura e gra,
mbë fjalët të Tinëzot të shihi Meshë,
se s’ishtë njerii nesh që mkatë s’kaa;
e lum kush e kujton se ka të vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bijr të tij e për vëlla.